"Pas publikimit të dosjeve dëshmitarëve u dhamë telefona dhe disa i zhvendosëm nga Kosova"

Aktuale

"Pas publikimit të dosjeve dëshmitarëve u dhamë telefona dhe disa i zhvendosëm nga Kosova"

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:13
Miro Jukiq

Miro Jukiq, Udhëheqës i Ekipit për Sigurimin dhe Trajtimin e Dëshmitarëve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur të japë dëshminë e tij në rastin e ish drejtuesve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Jukiq ka folur për ngjarjet dhe aktivitetin e tyre pas rrjedhjes së dokumenteve të korrespondencave dhe dëshmive të Dhomave të Specializuara.

Ai ka thënë se shumica e dëshmitarëve kanë qenë të shqetësuar kur kanë kuptuar rrjedhjen e këtyre dokumenteve.

“Të gjithë ishin shumë të shqetësuar disa bërtisnin në telefon, disa na thonin që të mos i kontaktonim më. Reagimi i tyre në përgjithësi nuk ishte i mirë. Kur i kontaktonim prezantoheshim se kush ishim dhe pyesnim nëse kishin dyshuar për rrjedhjen e informacioneve dhe dokumenteve të ZPS”, është shprehur Jukiq.

“Njëri na tha që ka besim në ne dhe si mundet që emri i tij të ketë dalë në publik dhe që familja e tij ishte e rrezikuar”.

Si rrjedhojë ky zyrtar i DHSK-së ka thënë se ka pasur raste kur edhe i kanë zhvendosur dëshmitarët nga Kosova.

“Ne u dhamë numra të ri të telefonit, u blemë telefona dhe përgatitëm plane për menaxhimin e riskut. Disa edhe i zhvendosëm nga Kosova”.

Jukiq ka thënë se kanë kontaktuar me rreth 200 dëshmitarë pas rrjedhjes së dosjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat