Reagon prodhuesi vendor, Burim Piraj ndaj vendimit të Qeverisë për subvencionim të kredive

Aktuale

Reagon prodhuesi vendor, Burim Piraj ndaj vendimit të Qeverisë për subvencionim të kredive

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:10
Burim Piraj

Prodhuesi vendor Burim Piraj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti II për subvencionim të kredive.

Ai ka thënë se ky vendim është i pabarabartë pasi s’është paraparë asnjë masë lehtësuese për firmat që s’kanë kredi.

Ai ka pyetur se çfarë ka paraparë Qeveria për firmat të cilat s’kanë kredi?!

Sipas tij, nëse për firmat që s’kanë kredi s’ka asnjë mbështetje, atëherë duket ky hap i pa barabartë dhe i njëanshëm dhe gjithashtu i papranueshëm!

Postimi i plotë i Pirajt në “Facebook”:

Qeveria po i subvencion kreditë!

Çka ka paraparë qeveria për firmat që nuk kanë kredi?

Nëse për firmat që nuk kanë kredi nuk ka asnjë mbështetje atëherë mua po më duket ky hap i pa barabartë dhe i njëanshëm dhe gjithashtu i papranueshëm!

A ndoshta qeveria se imagjinon se ka firma që nuk kanë kredi!

Firmat që nuk kanë kredi në Gjermani i quajnë “firma të gjalla” dhe janë më të vlerësuarat, duke u nisur nga kjo duhet të promovohen më shumë firmat që s’kanë kredi se sa të promovohen kreditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat