​Samiti ISOA'21, Mehaj flet për rëndësinë e vendosjes së bazës së përhershme amerikane në Kosovë

Aktuale

​Samiti ISOA'21, Mehaj flet për rëndësinë e vendosjes së bazës së përhershme amerikane në Kosovë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 20:52
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj gjatë sesionit për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA'21, ka takuar këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Andy Michels.

Në një postim në Facebook, Mehaj shkruan se në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai me këtë rast ka ritheksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon.

Postimi i plotë:

Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehin vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen.

Këtë qëndrim, përveç gjatë fjalimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA'21, e shpreha edhe në takimin tejët miqësor me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels.

Gjithashtu, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat