Dy të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë ende në arrati, flasin nga Policia

Aktuale

Dy të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë ende në arrati, flasin nga Policia

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:54
Albert Muja

Dy personat e dyshuar për vrasjen e 26 vjeçarit, Albert Muja në Mitrovicë janë ende në arrati.

Kështu kanë deklaruar nga policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.

“Dy të dyshuarit ende mbesin në kërkim. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Zahiti.

Sipas policisë së Kosovës, dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë janë L.B dhe A.Z të cilët janë në arrati tash e gati një ditë.

Në anën tjetër, aktivistë të shoqërisë civile në Mitrovicë janë shprehur të shqetësuar lidhur me rastin dhe kanë bërë thirrje organeve të rendit që t’i sjellin para drejtësisë fajtorët për rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat