“Ky ‘nuk është’ si baba e babgjyshat e tij”, Driton Tali ‘kapet’ me Valon Sylën: Unë kam ikë prej Kosove për shkak të shokëve...

Aktuale

“Ky ‘nuk është’ si baba e babgjyshat e tij”, Driton Tali ‘kapet’ me Valon Sylën: Unë kam ikë prej Kosove për shkak të shokëve...

Nga: N.Sh. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 09:13
Driton Tali dhe Valon Syla

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, i ka reaguar gazetarit Valon Syla.

Ishte Syla që Talin e quajti ‘gërrnaç’ të Londërs, duke akuzuar se atje ka fshi Metro e këtu në Kosovë po flet për gjeopolitikë.

Madje Syla e akuzoi edhe për se kisne kanë gjetë tendera për termocentrale për me ba naj pare, duke aluduar për me marrë naj përqindje prej tyre.

E kjo ka bërë që Driton Tali të reagoj ashpër ndaj tij, duke i thënë që të kërkojë falje publike ose në Gjykatë do ta dokumentoj këtë që ka thënë.

Tali, në postimin e tij , shkruan se,  Syla ‘nuk është’ si baba e babqyshët et ij komunist jugosllav, por ‘nacionalist dhe mbrojtësi’ i madh i UÇK-së.

Tali tutje tregon se ka shkuar si i ri në Londër, ku ka punuar punë të ndryshme për t’u shkolluar.

“Valon Agim Syla, unë kam la enë, kam punu kamarier, kuzhinier, e besa edhe në ndërtimtari (me kaci e kazëm) e punoj apet me m'ardh puna, se jom mësu, e nuk e shes unin e prapa ... Kur kom ikë prej Kosove, kom ikë shumë i ri, kom ikë prej shokëve të gjyshave tu, të cilët e sundojshin Kosovën”, shkruan Tali në reagimin e tij.

Positmi i plotë:

A apet qenka kap ky "Dete Komunizma", të parët e të cilit na kanë pas lodhë për komunizëm, e për pronën shoqërore, e për vëllazërim - bashkim, e për Jugosllavinë e Painkuadruar ..., si ky tashti për Amerikë.

Nime ky "nuk është" si baba e babgjyshat e tij: komunist jugosllav (titist) - por "nacionalist dhe mbrojtësi" ma i madh i UÇK-ës.

Mirëpo t'ngratin provicializmi pe tradhton se Perendimin (Amerikën) e ka pa veç prej Beligradit, qatëhere kur Thaçi e çoj disa muaj te dajtë e vet.

Valon Agim Syla, unë kam la enë, kam punu kamarier, kuzhinier, e besa edhe në ndërtimtari (me kaci e kazëm) e punoj apet me m'ardh puna, se jom mësu, e nuk e shes unin e prapa ...

Kur kom ikë prej Kosove, kom ikë shumë i ri, kom ikë prej shokëve të gjyshave tu, të cilët e sundojshin Kosovën. Dhe se kom pas Hashimin atëherë atje për me m'punësu, prandaj më është dashtë me punu që me bo pare për me shku në shkollë.

Vet e kom pagu shkollën teme, me 1993 kom fillu me studiu në Londër ekonominë, qatëherë kur ti besojshe që ma larg se Serbosllavia s'ka, por nejse ajo është tjetër muhabet që kot është me fol me ty si "historian i shilteve" që je.

A për këtë fjali "I paskan gjet do tendera për filtera, për termocentrale… me bo naj marrëveshje najsend, me çnuk naj pare, naj përqindje..." ose kërkon falje publike ose e dokumenton në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat