Valë e re e CoVID-19 në Kosovë? Cakolli paralajmëron institucionet

Aktuale

Valë e re e CoVID-19 në Kosovë? Cakolli paralajmëron institucionet

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 19:02
Eugen Cakolli

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli komentoi situatën aktuale me CoVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se do është e pavërtetë nëse pas disa jave na thuhet se vala e re e infektimeve ishte e pashmangshme.

Kështu, sipas Cakollit vala e re që ka kapluar rajonin dhe më gjerë mund të parandalohet me shtrëngim masash.

“Vaksinim minimal. Strategji për nxitje të vaksinimit jo. Maska rrallëherë. Distancë pothuajse asnjëherë. Dëshmitë e vaksinimit s'kërkohen edhe më hiç. Kontrollet dhe inspektimet gati inekzistente. Në ndërkohë thirrje e kërkesa për lirim të plotë të masave. Pas disa jave edhe mund të na thuhet se vala e re e infektimeve ka qenë e pashmangshme. Ama kjo është e pavërtetë. Vala e re, që ka kapluar vendet e rajonit dhe më gjerë, mund të parandalohet tash”, shkruan Cakolli.

Për këtë, sipas tij, duhet të shihet dora e shtetit në garantim të respektimit të masave.

“Duhet që politikanët të jenë shembull i mirë për qytetarët. Ama, kjo s'mund të ndodhë kur vet aparati shtetëror dhe spektri politik ishte deri dje në fushatë, e do të jetë sërish ditëve në vijim, pa respektim të gati asnjë mase”, përfundoi Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat