Vuçiq ankohet se të gjithë kanë drejtë në vetëvendosje e serbët jo – na thonë fajtor për të gjitha, nuk ka ndryshim të kufijve

Aktuale

Vuçiq ankohet se të gjithë kanë drejtë në vetëvendosje e serbët jo – na thonë fajtor për të gjitha, nuk ka ndryshim të kufijve

Nga: F.B. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:03
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë që po merr pjesë në samitin në Gllazgou theksoi se nuk ka lexuar raportin e Kristian Shmit për BeH dhe do ta komentojë vetëm pasi ta lexon. “Nuk ka mendim për secilën çështje siç kanë serbët, por kam pa se akuzat kryesore janë ndaj Srpskes dhe si duan ta ndërrojnë marrëveshjen e Dejtonit”, tha Vuçiq që ankohet se vetëvendosja vlen për të gjithë po jo për serbët që cilësohen fajtor për të gjitha, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Në raportin e përfaqësuesit për BeH që u dashtë të prezantohej sot në KS të OKB, thuhet se BeH kërcënohet me shkatërrim dhe konflikte për shkak “separatistëve serb”, për çka kërkohet shtim i trupave ushtarake EUFOR.

„Më duket qesharake që sot flasin për të drejta edhe drejtësi, kjo është marrëzi. Vetëm Serbia nuk ka të drejtë për vetëvendosje dhe nuk ka asnjë të drejtë, e na kanë bombarduar” tha Vuçiq.

„Kur e copëtuan ish-Jugosllavinë thanë se të gjithë kanë të drejtë ndarje , edhe krahinat, por nëse serbët duan të ndahen, atëherë është e pamundur. U krijua veçanti në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, prandaj më duket qesharake kur flasin për vlera të larta dhe të drejtën e vetëvendosjes. E kur vijmë te të drejtat e serbëve dhe drejtës së tyre për vetëvendosjes, atëherë dëgjoni ‘ ju serbët jeni në kënd. Heshtni, jeni fajtor për të gjitha dhe nuk keni të drejtë në mendim” tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se në Bled edhe Sarajevë flasin për të drejtën në përcaktim e vetëvendosje , njëjtë në Prishtinë, e kur vjen puna te serbët atëherë ajo nuk pranohet.

„Na thonë shkoni në kënd, nuk keni asnjë të drejtë. Ata janë shumë më të fortë, veç na kanë bombarduar, por mos flisni për të drejta edhe drejtësi dhe kute të njëjta” tha ai.

Vuçiq vlerësoi se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare asnjëherë nuk udhëhiqet as me të drejtë as drejtësi dhe Serbinë e shohin si rrezik potencial.

„Sipas fuqisë politike edhe ekonomike duhet rrëzuar për të lozur në teatrin e kukullave” tha si duke shtuar se Serbia duhet të kuptojë situatën në botë, po nuk e japi ajo kutinë e Pandores me pranimin e Kosovës, por të tjerët.

„Nuk mund të ndryshojmë kufijtë. E vetmja si popull mund të luftojmë për ekonomi më të fuqishme dhe përparim të Serbisë, të avancojmë bashkëpunimin” tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se„ Duhet të kuptojmë situatën në botë e mos të qajmë as kukatim. Nuk mund të ndryshojmë kufijtë sot, por mund të luftojmë për përparim ekonomik dhe jo është zgjidhje për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat