​Pandemia COVID-19, komisioni miraton marrëveshjen 40 milionëshe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Aktuale

​Pandemia COVID-19, komisioni miraton marrëveshjen 40 milionëshe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 10:43
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar marrëveshjen për kredinë 40 milionëshe me Bankën Evropiane për financimin e projektit "Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t'i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës.

Ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat