Profesori amerikan tregon çka po bën Serbia kundër Kosovës: Të ndërhyjnë SHBA dhe BE!

Aktuale

Profesori amerikan tregon çka po bën Serbia kundër Kosovës: Të ndërhyjnë SHBA dhe BE!

Nga: A.ZH Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:49
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia po vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ben-Meir ka kërkuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Sipas tij, nuk do të ketë pajtim Kosovë-Serbi me këtë mentalitet politik të Beogradit, përcjell Bota sot.

“Serbia vazhdon fushatën e saj për të bindur vendet e tjera që të tërheqin njohjen e Kosovës. SHBA dhe shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së tashmë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe duhet t'ia bëjnë të qartë Beogradit se nuk do të ketë pajtim me këtë mentalitet politik”, ka shkruar analisti amerikan, në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat