​Bashkëpunëtorët sot në familjen e Thaçit: Çlirimtarët do të kthehen nga Haga si të pafajshëm

Aktuale

​Bashkëpunëtorët sot në familjen e Thaçit: Çlirimtarët do të kthehen nga Haga si të pafajshëm

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot janë bërë një vit prej kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku edhe po akuzohen nga Dhomat e Specializuara. Prandaj, bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit, Hashim Thaçi shkuan në konakun e tij në Burojë të Skenderajt, ku edhe takuan familjarët e tij.

Krahas këshilltarëve politik në këtë vizitë ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ku u priten nga babai i ish-kreut të UÇK-së, Haxhi Thaçi.

Pas takimit, këshilltari politik i ish presidentit Thaçi, Ismail Syla sot vizituan familjen Thaçi për të shprehur nderim për këtë familje që po detyrohen të ballafaqohen me një barrë të rëndë.

Syla u shpreh se kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi do të kthehet i pafajshëm dhe më i fuqishëm se kurrë te familja dhe jeta politike.

Syla: Thaçi do të kthehet i pafajshëm dhe më i fuqishëm nga Haga

Sot erdhëm në mënyrë të organizuar këshilltar, kolegë, bashkëpunëtorë, anëtarë të PDK-së për të shprehur nderim për këtë familje e cila është e detyruar ta duroj këtë barrë të rëndë në këtë rast të ballafaqohet me mungesën e birit të tyre në familje, i cili që 1 vit apo 365 ditë në mënyrë të padrejtë mbahet në një burg atje....ai prapë do të kthehet më i fuqishëm dhe i pafajshëm ashtu siç është i pafajshëm dhe do i kthehet familjes dhe jetës politike si kurrë më parë por duhet të kaloj edhe kjo sfidë për të cilën ai është i gatshëm dhe beson në pafajësinë e tij dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Këshilltari politik i ish presidentit, Thaçi tha se seancat e deritanishme dëgjimore në Hagë kundër krerëve të UÇK-së po tregojnë se ky gjykim është jo serioz dhe pa fakte.

Syla:Seancat dëgjimore tregojnë se janë joserioze dhe nuk kanë fakte

“Seancat dëgjimore tregojnë se vërtetë është joserioze, ata nuk janë fare të përgatitur, nuk kanë fakte që mund t’i implikoj këta njerëz në krime kundër njerëzimit. Unë nuk mund ta di se si mund të bëhet barabartë një Mlladiq që ka vrarë 8 mijë burra në Srebrenicë dhe të kualifikohet si krim kundër njerëzimit edhe Jakup Krasniqi që tërë jetën e tij që vetëm një stilografë në dorë ka mbajtur ose Hashim Thaçi”, u shpreh këshilltari politik i ish presidentit Thaçi.

Këshilltari Politik i presidentit, Ismet Syla për KosovaPress, tregoi se para 10 ditësh ka vizituar në Hagë ish-kreun e UÇK-së, Hashim Thaçin.

Ai tha se gjendja shëndetësore e Thaçit është e mirë.

Syla: Të akuzuarit në Hagë janë të pathyeshëm për shkak të pastërtisë së veprës së tyre

Para 10 ditësh kam realizuar një vizitë dy ditore, natyrisht për të shkuar atje duhet të aprovohet nga të paraburgosurit dhe nga administrata e tyre dhe dy ditë kam pasur rastin që të bisedoj me presidentin, kam parë gjendjen shumë të mirë të tij shëndetësore, kam parë vitalitetin. Ata janë njerëz të cilët mbahen, njerëz të pathyeshëm të cilët kanë arsye dhe ndoshta pikërisht arsyeja kryesore që ata njerëz nuk kanë arsye as të mërziten dhe as të thyhen është pastërtia e veprës dhe jetës së tyre....Aty takuam familjen e zotërit Veseli dhe Krasniqi dhe në momentet e përshëndetjeve aty në korridor shkarazi i pamë edhe ata njerëz të cilët me të vërtetë ishin në gjendje të mirë shëndetësore me një harmoni të jashtëzakonshme”, tha ai.

Aktakuza ndaj Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u konfirmua më 4 nëntor të vitit 2020, ndërsa një ditë pas aktakuza u konfimuar edhe për ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, i cili po në atë ditë dha dorëheqje nga posti i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat