Lutfi Haziri kërkon drejtësi për Agon Musliun në 5 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Aktuale

Lutfi Haziri kërkon drejtësi për Agon Musliun në 5 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Nga: M.L. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:27
Agon Musliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri komentoi deklaratat e sotme të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti në 5 vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Haziri në një postim në Facebook, tha se i bashkëngjiten thirrjes për zbardhjen e rastit të Astritit, por që kërkojnë edhe rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani, Agon Musliu në duart e shtetit.

Kryeministri i Republikës, Qeveria dhe Kosova po e kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit. Ne i bashkëngjitemi thirrjes dhe përveç zbardhjes së rastit për Astritin, kërkojmë që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut.

Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve!”, shkroi Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat