Lajmërohet Vetëvendosje në Vushtrri – tregon cilën parti do ta mbështesin në balotazh

Aktuale

Lajmërohet Vetëvendosje në Vushtrri – tregon cilën parti do ta mbështesin në balotazh

Nga: N. Sh. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:36
LVV

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri përmes një komunikate ka treguar se nuk e mbështet asnjërin nga kandidaët që janë në garë për kryetar të këtij qyteti.

LDK-ja dhe PDK-ja janë në balotazh, ndërsa pas disa zërave që u shtuan këto ditë se LVV-ja do ta mbështesë PDK-në, pas acarimeve që kishte më herët LDK-ja me LVV ku edhe e prishën koalicionin pas ter viteve, ka reaguar Vetëvendosje.

LVV thotë se përvoja i mësoj që mbështetja për një kandidat tjetër nuk garanton as minimumin e mundësisë që realizimi programor në të mirë të qytetarëve respektohet, përkundrazi bëhen pengesa e obstruksione vetëm e vetëm që dallimi në rezultate të punës të mos i linte të padukshme resoret që udhëhiqte i mbështeturi!

LVV vlerëson që qytetarëve të Vushtrrisë nuk iu ka mbetur mundësi e mirë për të zgjedhur.

“Dy subjektet e mbetura në garë nuk përbëjnë ndryshim, ato kanë mendësi të njejt qeverisje me akterë të korruptuar dhe pavarësisht ishin pozitë apo opozitë proceset e dëmshme për Vushtrrinë i kanë bërë bashkërisht, andaj nuk meritojnë përkrahjen e anëtarëve e mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mbështet asnjërin nga kandidatët për kryetar komune në balotazhin në Vushtrri!

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Në garën për kryetar komune të dt 17 tetor 2021 ne garuam me kandidatin tonë të respektuar Prof dr Arsim Rexhepi, me programin që do ofronte zgjidhje për shumicën e problemeve që ka qyteti ynë dhe qytetarët në secilën lagje e fshat, me një listë prej njerëzve të ndershëm e profesionist që do ishin garancë për realizimin e zotimeve tona programore.

Megjithatë rezultati zgjedhor na renditi në pozitën e tretë. Si organizatë politike e përgjegjshme ne e falënderojmë secilin qytetarë që ka besuar në vizionin tonë. Vizioni ynë do mund realizohej vetëm duke qenë ne fituesit e garës dhe prijësit e komunës. Ky nuk është rasti tashmë. Ne marrim përgjegjësinë për aq sa na është dhënë, opozitarizmi konstruktiv tashmë është detyra jonë.

Përvoja na mësoj që mbështetja për një kandidat tjetër nuk garanton as minimumin e mundësisë që realizimi programor në të mirë të qytetarëve respektohet, përkundrazi bëhen pengesa e obstruksione vetëm e vetëm që dallimi në rezultate të punës të mos i linte të padukshme resoret që udhëhiqte i mbështeturi! Ato resore pastaj u bënë të famshme për keqpërdorime ndërsa ndershmëria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me resoret që udhëhiqte u bë e padurueshme dhe pengesë e korrupsionit deri në largim nga koalicioni.

Ne vlerësojmë që qytetarëve të Vushtrrisë nuk iu ka mbetur mundësi e mirë për të zgjedhur. Dy subjektet e mbetura në garë nuk përbëjnë ndryshim, ato kanë mendësi të njejt qeverisje me akterë të korruptuar dhe pavarësisht ishin pozitë apo opozitë proceset e dëmshme për Vushtrrinë i kanë bërë bashkërisht, andaj nuk meritojnë përkrahjen e anëtarëve e mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Jemi të sigurt që e ardhmja e Vushtrrisë dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë të lidhura ngushtë andaj ne do angazhohemi për zhvillimin e të dyjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat