Jehona e vizitës së dy deputetëve nga Kosova në Zvicër në mediat zvicerane

Aktuale

Jehona e vizitës së dy deputetëve nga Kosova në Zvicër në mediat zvicerane

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:02
Mimoza Kusari

Vizita dy ditore e depueteve të Paralemntit të Kosovës në Zvicër, njëherit kandidatë për kryetar të Gjilanit dhe Gjakovës Mimoza Kusari -Lila dhe Alban Hyseni bëri jehonë si në mediat shqiptare ashtu edhe ato zvicerane.

Kështu pas një ser shkrimesh në gazetën zvicerane Le Canton27. ch tubimet e mysafirëve nga Gjilani dhe Gjakova me diasporën shqiptare në Aarau dhe Gjilan ka shkruar edhe gagzeta e prestigjioze Blick.ch.

“Vaksinohu!” Deputetët e Kosovës apel për diasporën («Lasst euch impfen!» Kosovo-Abgeordnete mit Appell an Diaspora) ishte ky titulli i gazetës Blick-ch

“Gjatë një vizite në Zvicër, politikania Mimoza Kusari-Lila ka folur me shqiptarët e Kosovës që jetojnë këtu në Aarau dhe ka kërkuar që të vaksinojnë veten dhe fëmijët e tyre…” ka shkruar Blick.ch duke ju referaur gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Mimoza Kusari-Lila (46), e cila është anëtare e Kuvendit të Kosovës dhe është kryetare e grupit parlamentar të partisë Vetëvendosje, ka qenë në Bernë javën e kaluar, shkruan ajo.

Arsyeja e vizitës së saj është se ndodhet në një fushatë elektorale. Ajo kandidon për kryetare të komunës së Gjakovës në vendlindje. Deputetja ndër të tjera foli edhe për Koronën. Dhe si po përballet Kosova me pandeminë.

Në këtë kontekst, ajo ka bërë një apel për diasporën kosovare në Zvicër. Kërkesa juaj: “Vaksinohu! Në fund të fundit, në Zvicër vaksinimin mund ta bëni kudo, ndaj edhe ju duhet ta pranoni ofertën. Sidomos nëse jeton dhe punon këtu”, thotë Kusari-Lila.

“Unë di vetëm një gjë: vaksinimi ndihmon në forcimin e imunitetit kundër virusit. Edhe me vaksinat e tjera, askush nuk pyeti se çfarë kishte në të. “Pra pse hezitoni për vaksinimin kundër Covid? Ajo gjithashtu bëri thirrje që fëmijët të vaksinohen. “am dy fëmijë, të dy janë vaksinuar në Kosovë dhe janë të shëndetshëm. Pse nuk bëni të njëjtën gjë?”

Për më tepër, integrimi nuk do të thotë vetëm të flasësh një gjuhë tjetër në vendin ku jeton, por edhe të respektosh rregullat, rregulloret dhe kërkesat e qeverisë zvicerane, shpjegoi në fjalën e saj Mimoza Kusari-Lila. Dhe kjo përfshin vaksinimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat