Rreth 70 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e 17 tetorit

Aktuale

Rreth 70 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e 17 tetorit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:09
Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në zgjedhjet e 17 tetorit ka pasur rreth 70 mijë fletëvotime që kanë rezultuar të pavlefshme.

Elezi ka thënë se 56 mijë ishin të pavlefshme që i takonin zgjedhjeve për kuvende komunale, ndërsa rreth 13.098 ishin të pavlefshme për kreytarë të komunave.

“Në përqindje ky numër i fletvotimeve të pavlefshme për kuvende komunale ishte 6.91 për qind e për kryetarë të komunave 1.61 për qind”, ka thënë Elezi. “Krahasuar me vitin 2017, ka pasur numër më të ulët të fletëvotimeve të pavlefshme. Në vitin 2017 për kuvende komunale ishin rreth 66 mijë fletëvotime të pavlefshme, ndërsa për kryetarë të komunave ishte shifra afërsisht e njëjtë.

Prapë nuk është shifër e kënaqshme. Është e lartë dhe konsideroj se KQZ-ja në të ardhmen duhet të bëjë më tepër fushatë vetëdijësuese, veçanërisht në pjesën e plotësimit të fletvotimeve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat