“Të jemi të kujdesshëm që Serbia mos…”, Ja çfarë thotë Isa Mustafa për aksionet në veri

Aktuale

“Të jemi të kujdesshëm që Serbia mos…”, Ja çfarë thotë Isa Mustafa për aksionet në veri

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:42
Isa Mustafa

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke komentuar aksionet që kanë ndodhur së fundmi në veri të vendit, ka thënë që duhet të kemi kujdes që Serbia mos thotë që Kosova po i ndërhyn në territor.

“Aksionet e tilla duhet të ndërmerren me një vlerësim jo vetëm të organeve të sigurisë së vendit, por duhet të  bëhen edhe me partnerët ndërkomëbtarë, pasi ne nuk mund t’i ikim problemit në veri të vendit dhe nuk mund të sillemi sikur Kosova nuk ka problem në ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e saj. Në pikëpamjet kushtetuese atë gjë e kemi të zgjidhur, pasi ne territorin e kemi edhe atë që është në veri të vendit edhe këndej Ibrit, por në pikëpamje të funksionimit nuk funksionon njëjtë dhe nuk mund asnjëri të sillet se nuk ndodhë ky problem”.

“Nuk mund të them se në asnjë rast qeveria po i shkel të drejtat e serbëve në veri, por duhet maksimalisht të jemi të kujdesshëm në mënyrë që Serbia të mos përfitojë në arenën ndërkombëtare, politike mbi bazën e asaj që Kosova tani po ndërhyn në një territor ku shumica e popullatës është serbe dhe po i shkel të drejtat e tyre”, ka thënë Mustafa.

Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka komentuar veprimet e presidentes Vjosa Osmani, të cilën e kritikoi për veprimet të njëanshme dhe madje jo të ligjshme.

Ai tha se Osmani edhe në krye të Presidencës po vazhdon të veprojë sikur të ishte pjesë e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat