Ku synon t’i gjejë votat për të fituar balotazhin? Ja çka thotë Arben Vitia

Aktuale

Ku synon t’i gjejë votat për të fituar balotazhin? Ja çka thotë Arben Vitia

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:46
Arben Vitia

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, ka thënë që vendimi u takon qytetarëve për të zgjedhur se kush do të jetë i pari i Prishtinës.

“Qytetarët janë ata që do të vendosin dhe me programin e paraqitur nga VV-ja i cili është një program konkret, jo vetëm në sferën e urbanizmit, por edhe në shumë aspekte sociale si arsimi, shëndetësia kultura. Mendoj që qytetarët e Prishtinës tash kanë mjaftueshëm argumente për të parë programet”, ka thënë Vitia.

Vitia e ka komentuar gjithashtu akuzën që i ka bërë kundërkandidati i tij nga LDK-ja, Përparim Rama, i cili ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje e ka vjedhur një pjesë të programit.

“Kisha qenë kurioz me e dit se për cilat arsye se këtu i bie që secili kandidat ka vjedhur nga programi, pasi ne e kemi pasë një studim fizibiliteti nga kompania e njohur MacDonald, e cila ka bërë planin e mobilitetit në komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit”.

Vitia ka theksuar se sipas tij ka qenë një program i jashtëzakonshëm dhe serioz.

“Si për punën e parkingjeve, nuk është që ka thënë Vitia ose Rama ose kandidatët e tjerë. Ka ngjashmëri mes programeve. Është një studim që ka treguar se cilat janë zgjidhjet më të mira sa i përket mobilitetit në komunën e Prishtinës dhe atë që e ka në program edhe Rama, edhe kandidatët e tjerë janë marrë nga ky studim”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat