Hyseni tregon a do të jetë djali i Agim Veliut pjesë e ekzekutivit të kandidatit të LDK-së për Podujevën

Aktuale

Hyseni tregon a do të jetë djali i Agim Veliut pjesë e ekzekutivit të kandidatit të LDK-së për Podujevën

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:46
Ekrem Hyseni

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni është përgjigjur sa i përket lajmeve se djali i Agim Veliut do të jetë pjesë e ekzekutivit të komunës në qoftë se LDK-ja fiton.

Hyseni tha se në ekzekutiv do të ketë njerëz të rinj.

“Pram e kam parë këtë lajm, me të vërtet është për me qeshë për at punë. Diskutimi për ekzekutivin as edhe një emër nuk ka. Njerëzit kanë me marrë ekzekutivin ashtu siç kanë kërku me njerëz të ri dhe cka është me rëndësi, unë i kam të gjitha kompetencat dhe unë i vendosi ata. E kam lirinë prej qendrës dhe autonominë e vendimmarrjes”, tha Hyseni.

Ai madje tha se as drejtorët e vjetër nuk do të jenë pjesë e ekzekutivit të komunës.

“Ajo s’ka me ndodhë, jo se kam vërejtje në punën e tyre, por ekipa do të jetë komplet e re sepse e kanë kërkuar qytetarët”, shtoi Hyseni.

Në këtë komunë, në balotazh do të garojnë, kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni dhe kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat