Eksperti amerikan e zbulon arsyen pse Kurti s’u ftua nga Bideni në Samit, nuk lidhet me korrupsionin

Aktuale

Eksperti amerikan e zbulon arsyen pse Kurti s’u ftua nga Bideni në Samit, nuk lidhet me korrupsionin

Nga: A.ZH Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Alon Ben-Meir, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka folur për mosftesën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Samitin për Demokraci.

Ai ka thënë se arsyeja pse presidenti amerikan Joe Biden, nuk e ftoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në këtë Samit, është dialogu. Sipas tij, Kurti nuk e ka vendosur dialogun me Serbinë si prioritet kryesor dhe kjo nuk është pritur mirë nga administrata në SHBA, përcjell Bota sot.

“Duke pasur parasysh faktin se shumë pak është bërë e ditur për Samitin për Demokraci, është e vështirë të thuhet me siguri absolute pse nuk u ftuan Kosova, Serbia dhe Bosnja. Por, në bazë të hulumtimit tim duket se Kosova është përjashtuar, sepse kryeministri Kurti ende nuk e vendos dialogun me Serbinë (d.m.th. angazhimin në një proces pajtimi/normalizimi) si prioritet kryesor, të cilin administrata Biden mendon se është i nevojshëm për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Edhe pse Kurti është fokusuar në temën e Samitit, që është lufta kundër korrupsionit, mbrojtja nga autoritarizmi dhe avancimi i të drejtave të njeriut, fakti që Kurti e vendosi konfliktin me Serbinë si numrin katër në agjendën e tij nuk është pritur mirë në Washington”, ka shkruar profesori amerikan në një postim në Facebook.

Ai ka komentuar mos ftesën e SHBA-së edhe për Serbinë, e cila sipas tij, vazhdojë të minojë pavarësinë e Kosovës. Arsyeja që Serbia mbeti jashtë këtij Samiti, sipas Ben-Meirit, është mosgatishmëria e saj për të dhënë llogari për afro 1700 shqiptarë të zhdukur nga Kosova.

“Serbia nuk u ftua në Samitin për Demokraci, sepse ajo vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës, duke u qetësuar me Rusinë dhe shpesh duke shkel të drejtat e njeriut, veçanërisht kundër pakicave. Për më tepër, Serbia e ka kundërshtuar SHBA-në me refuzimin e saj për të treguar njëfarë fleksibiliteti në diskutimin e saj fillestar me Kosovën. Një rast i tillë është mosgatishmëria e Serbisë për të dhënë llogari për afro 1700 shqiptarë të Kosovës që janë ende të zhdukur dhe që mund të jenë ekzekutuar nga ushtria serbe gjatë luftës”, ka theksuar eksperti amerikan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat