​Bislimi i habitur: Çka janë këto deklarata të opozitës depolitizimi-depolitizimi

Aktuale

​Bislimi i habitur: Çka janë këto deklarata të opozitës depolitizimi-depolitizimi

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Pamje nga takimi

Gjatë raportimit të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane, deputetja e Kuvendit nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se krejt çka është parë në qeverisjen Kurti në këta shtatë muaj, politizimi në punësime, me dajë, halla dhe teze.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguat deputeti nga VV, Driton Hyseni, i cili ka kërkuar që në këtë mbledhje fokusi të jetë vetëm për rapirin e Progresit.

Në shenjë pakënaqësie deputetja, Blerta Deliu Kodra ka lëshuar mbledhjen, pasi zëvendëskryeministri Bislimi në përgjigjen e tij, u shpreh i habitur se çka janë këto deklarata të opozitës depolitizimi-depolitizimi.

Për shkak të kuorumit, është ndërprerë mbledhja dhe nuk u fut në votim raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat