Arifaj: Programi i Përparimit është më i sertë, kryeministri Kurti kërcënoi votuesit e Prishtinës

Aktuale

Arifaj: Programi i Përparimit është më i sertë, kryeministri Kurti kërcënoi votuesit e Prishtinës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Visar Arifaj

Kryetari i ish-Partisë (satirike) të Fortë (PF), Visar Arifaj, ka folur për rundin e dytë të zgjedhjeve në Prishtinë. Arifaj ka komentuar dy kandidatët e balotazhit, por kritika ka jep edhe për kryeministrin Kurti.

Sipas tij, plani i kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës, është më i mirë-mendueshëm dhe më i guximshëm për Prishtinën.

Ndërsa për Arben Vitinë e VV-së, Arifaj ka thënë se zgjidhjet e tij për Prishtinën janë shumë më të zbehta.

Tutje, Arifaj e përmendi projektin kapital të Ramës, lidhjen në mes të Arbërisë e qendrës në me Kalabrinë dhe Dardaninë, si projekt që duhet realizuar pa tjetër.

Ndërsa për Kurtin, Arifaj tha se kryeministri Kurti i kërcënoi qytetarët e Prishtinës. Kjo sepse sipas tij, Kurti e kushtëzoi përkrahjen ndaj Komunës së Prishtinës, varësisht kush zgjedhet kryetar.

Lidhur me këtë çështje, Arifaj thotë se Kurti i ofendoi qytetarët e Prishtinës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Arifajt:

Fillimisht, kërkoj ndjesë për mungesë të theksueshme sarkazme, po pak pritesë.

Përndryshe…

Nëse i lojmë anash inatet e tifozëritë partiake, planin ma t’mirë-mendumë e ma t’guximshëm për Prishtinën prej dy kandidatëve që i kemi n’garë e ka Përparim Rama. Me gjithë respektin për Benin, vizionin dhe zgjidhjet që na i ka ofru për problemet e Prishtinës jonë shumë ma t’zbehta. Natyrisht, arsyeja e vetme pse nuk po e kom problem kësaj here me ia lavdu dikujt programin osht se une vet nuk po marr pjesë n’zgjedhje, naj herë tjetër kisha folë ndryshe.

E mira e ktyne zgjedhjeve ka qenë që shumë kandidatë kanë pasë ide t’mira e fokus te parqet e gjelbrimi i qytetit. Për mu, projekti i platformave ndërlidhëse mes Arbërisë e qendrës e mes Kalabrisë e Dardanisë, n’t’cilat prioritet ka këmbësori e trafiku mbetë nëntokë osht zgjidhja e vetme që duhet me u marrë parasysh. Krejt opcionet tjera, t’cilat lejojnë që brenda Prishtinës vendin ma t’madh me e nxonë autostradat me kah 4 shirita, vetëm se i thellojnë problemet ekzistuese. Me qaq sa na u ka prezentu gjatë kësaj kohe nuk ke qaq e vështirë me e pa që programi i Përparimit osht ma i sertë. Për juve që nuk i keni përcjellë, s’e kom ndërmend me i elaboru ma gjatë, thjeshtë duheni me besu në gjykimin tim të pagabueshëm.

S’o që m’kish metë hatri nëse fiton Arbeni (tek e fundit, njerzi t’ngjofshëm kom n’krejt partitë), mirëpo nuk muj me e hongër qaq lehtë kërcënimin e kryeministrit ndaj neve votuesve t’Prishtinës. Me e kushtëzu përkrahjen ndaj Komunës së Prishtinës varësisht se prej cilës parti zgjedhet kryetari osht ofendimi ma i madh që mundet me iu bo qytetarëve. Kjo po i bjen që për Albinin jeta e qytetarëve të nji komune ka vlerë vetëm atëherë kur i jep pushtet. Kur i hin politikës e synim e ki pushtetin, osht e pritshme me nisë me i pa njerëzit vetëm si numra, mirëpo n’paraqitje publike s’paku mundohesh me e kallxu nji anë kishe njerëzore (s’mjafton lidhja e lidhcave të një fëmije rasti). Ndoshta n’vend të kushtëzimeve me përkrahje qeveritare, ide ma e mirë kish qenë me dalë me nji program ma t’mirë qeverisës për Komunën e Prishtinës, po çka po di une.

Me fjalë tjera, si qysh nuk e kom problem me hi n’Maxi me kese t’Meridianit (dhe anasjelltas), njisoj as nuk m’intereson se qysh kanë me ia gjetë qaren bashkëpunimit partitë n’pushtet.

Për mu, kryetar i ardhshëm i Prishtinës duhet me qenë Përparim Rama, e na si qytetarë me vigjiencë akute duhemi me i ndejtë gati e me i bo presion që projektet me u realizu qysh jonë premtu e mos me na dalë t’Ali Expressit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat