Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas shihen afishe me fotografi të Ramiz Lladrovcit

Aktuale

Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas shihen afishe me fotografi të Ramiz Lladrovcit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:33
Ramiz Lladrovci

Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas, në Shkollën Fillore “Rasim Kiçina” janë parë afishe të vogla ku shihet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci.

Afishet shihen të varura në shtyllat elektrike.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion se nga kush janë vënë këto afishe.

Avokati, Arbër Jashari, ka thënë nëky është një veprim i ndaluar me ligj, me kodin e sjelljes me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe mund të sanksionohet nga PZAP.

“Kjo mund të sanksionohet nëse ka ankesë në PZAP. Gjobat për këtë janë shumë të larta, me sa di unë janë prej 5-mijë deri në 25-mijë euro. Është thyerje e heshtjes zgjedhore,” – tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat