Fundi i gogolëve në politikë dhe një çiflig partiak, që nuk po kapërcehet!

Aktuale

Fundi i gogolëve në politikë dhe një çiflig partiak, që nuk po kapërcehet!

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 14 nëntor 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë po mbahen në rrethana krejtësisht të reja, dhe thuaja në një rimodelim zgjedhor, sigurisht jo në aspektin formal.

Në fakt, këto do të jenë vetëm uvertura e ndryshimeve politike, që do të imponohen. Fundi i antivlerave do të afrohet edhe më tej, brenda strukturave dhe për mbështetjen që vetë strukturat u kanë dhënë atyre.

Raundi i parë tregoi se fitoret sado pompoze që mund të jenë, pavarësisht nga shkaqet, rezultati i tyre tepër i vështirë është të mbahet, veçmas kur ato vijnë si rezultat i rrethanave të pazakonta.

Të pazakonta, sepse deri në fund të vitit të shkuar kishte një përpjekje të jashtme dhe të brendshme për të mos lejuar zgjedhje të reja nacionale në Kosovë, pavarësisht ndodhive, dhe komprometimit të rëndë të pushtetit dhe qeverisjes.

Vala e përpjekjeve dhe grupimit për ndarjen e Kosovës, u trondit me arrestimin e Hashim Thaçit nga gjykata speciale, e pasuar me arrestimet tjera të anëtarëve të grupit “Ndërmarrje kriminale”. Pa këto arrestime dhe veçmas të Thaçit, shanset për zgjedhje nacionale ishin thuajse zero. Fitorja e Bajdenit, i hapi rrugë zgjedhjeve përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat