Sjellja vëllazërore ndërmjet Ramës dhe Vitisë i lë përshtypje Pacollit, ky është mesazhi i tij

Aktuale

Sjellja vëllazërore ndërmjet Ramës dhe Vitisë i lë përshtypje Pacollit, ky është mesazhi i tij

Nga: M.L. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:48
Përparim Rama dhe Arben Vitia

Nënkryetari i deritashëm i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli e ka vlerësuar lartë sjelljen e dy kandidatëve për Prishtinën,  Përparim Ramës dhe Arben Vitisë me njëri tjetrin si dy kundërshtar në procesin e balotazhit.

Ai ka thënë se këto fotografi ku rama e Vitia tregojnë sjellje vëllezërore, do të duhej të shërbenin si shembull për të gjithë.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Demokraci, kulturë dhe tolerancë politike, është respekti, konsiderata dhe mirësjellja ndaj të menduarit ndryshe!

Pasur parasysh këto fotografi të këtyre dy kandidatëve për Prishtinën, oponentë e me bindje të ndryshme politike, por me sjellje vëllazërore, do duhej të shërbente si shembull për të gjithë, që tek e fundit jemi vëllezër!

Dilni votoni!

Kontribuoni edhe ju në demokraci,

Votoni sipas bindjes tuaj!

Votoni më të mirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat