Nisma akuzon një komisioner të PDK-së për presion ndaj votuesve

Aktuale

Nisma akuzon një komisioner të PDK-së për presion ndaj votuesve

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Nga Nisma Socialdemokrate në Malishevë ka thënë se një komisioner i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet është duke bërë presion ndaj qytetarëve për të votuar kandidatin e tyre.

Në njoftimin e Nismës thuhet “Komisioneri i PDK-së në qendrën e votimit në Banjë, Faton Telaku, i caktuar si zyrtar i dhënies së fletëvotimeve, që nga mëngjesi është duke ju bërë presion votuesve për të votuar kandidatin Isni Kilaj. Secilit qytetar që po u shpërndan fletën e votimit po ju kërkon të votohet kandidati i PDK-së”.

“Gjithashtu, zyrtari në fjalë, sot gjatë ditës ka bërë postim në rrjetin social “Facebook”, duke bërë propagandë me simbole të partisë në fjalë, që nënkupton thyerje të heshtjes zgjedhore.

Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zhedhor të merren urgjentisht me këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat