Blerim Latifi komenton zgjedhjet: Çfarë ndodhi sipas tij?

Aktuale

Blerim Latifi komenton zgjedhjet: Çfarë ndodhi sipas tij?

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:24
Blerim Latifi

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të ditës së djeshme.

Ai përmes një postimi në facebook, tregon se çfarë ndodhi dje.

Sipas tij, Vetëvendosje humbi zgjedhjet lokale sepse ndoqën formulën e 14 shkurtit, për të korrur sërish një fitore spektakolare, dhe të njëjtëj kohë sipas tij, nuk e konsideronin të rëndësishme çështjen e kandidatëve, por besonin në Albni Kurtit që do tua fiton zgjedhjet.

Ai shkruan se, ndryshe nga LVV, partitë opozitare ndoqën një rrugë tjetër.

“Të nisur nga koncepti se këto zgjedhje ishin garë midis kandidatëve lokalë, e jo betejë e kauzave nacionale, ato u orientuan në emra me background të respektuar në komunitetet lokale dhe në strukturat partiake. Dhe kjo rezultoi krejtësisht e suksesshme”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Çfarë ndodhi?

Vetëvendosje i humbi zgjedhjet nga pafuqia për t'u kthyer në realitet pas ekstazës së 14 shkurtit. U futën në fushatën e zgjedhjeve lokale me idenë se gjithçka kishte ndryshuar radikalisht dhe përgjithmonë në atë datë dhe mjaftonte të ndiqnin formulën e atij ndryshimi për të korrur sërish një fitore spektakolare. Dhe kjo formulë mbante emrin e Albinit.

Nuk e konsideronin fare të rëndësishme çështjen e kandidatëve për kryetarë të komunave. Besonin verbërisht se do të mjaftonte për ta që Albini do të qëndronte pas tyre dhe fitorja do të vinte.Doli që ky kalkulim ishte krejtësisht i gabuar.

Partitë opozitare, ndërkaq, ndoqën strategji krejt të ndryshme. Të nisur nga koncepti se këto zgjedhje ishin garë midis kandidatëve lokalë, e jo betejë e kauzave nacionale, ato u orientuan në emra me background të respektuar në komunitetet lokale dhe në strukturat partiake. Dhe kjo rezultoi krejtësisht e suksesshme.

Këto zgjedhje na e treguan qartë se demokracia lokale e Kosovës ndjek një logjikë tjetër nga ajo e nivelit qendror.

Dhe Vetëvendosje i humbi këto zgjedhje ngase nuk arriti me kohë ta perceptonte dhe vlerësonte këtë fakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat