Analisti politik tregon se cilat janë arsyet për rezultatin e LVV-së dhe Listës Guxo

Aktuale

Analisti politik tregon se cilat janë arsyet për rezultatin e LVV-së dhe Listës Guxo

Nga: H.O. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:40
Arkiv

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim të tij për ‘Bota sot’ thotë se partitë që humbën zgjedhjet nacionale, në këto zgjedhje u ringritën politikisht.

“Ra perdja e zgjedhjeve lokale ne Kosovë. PDK, LDK dhe AAK tri partitë të cilat i patën humbur zgjedhjet nacionale, duke pësuar rënie drastike, më këto zgjedhje lokale u ringritën politikisht duke fituar shumë komuna. Sipas rezultateve fituese e zgedhjeve doli PDK-ja më 9 komuna, kurse LDK u rangua e dyta më 7 komuna, AAK –ja e treta më 5 komuna, ndërsa e pesta LVV vetëm më 4 komuna”, thotë Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai thotë tutje se zgjedhjet ishin demokratike, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje duket se është e kënaqur me rezultatin. Sipas tij, qytetarët e dëshmua se më shumë i shohin kandidatët.

“Nuk dua të merrem më statistika më shumë. Zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike edhe në balotazh që është shumë e rëndësishme. Pse fitojë opozita dhe pse nuk fitoj LVV së bashku më Listën Guxo më shumë në letër, është pyetje e cila duhet elebaruar mirë. Mua më duket së LVV u kënaq më rezultatin e arritur plebishitar nga zgjedhjet nacionale, duke menduar se kështu do tu shkojnë punët edhe në zgjedhjet lokale, ҫka nuk ndodhi. Nuk ndodhi se zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga ato nacionale së njerëzit i kanë interesat e caktuara për pushtetin lokal, pastaj shikohen shumë së cilët janë kandidatët”, vlerëson Mulliqi.

Ai thotë tutje se, kësaj nuk i kushtuan rëndësi LVV, e Lista  Guxo, e cila kjo e fundit  bëri gabime të mëdha që nuk mori obligime për ata të cilët edhe i kishin votuar në zgjedhjet nacionale . Sipas tij, shumica nga Lista janë ndier të braktisur se nuk u shndrru kjo Listë në parti politike, e që kanë besuar.

“Të larguarit në zgjedhjet nacionale ishin shumica nga LDK-ja, dhe ata pas përfundimit të zgjedhjeve mbeten si gusat në mjegullë. Vjosa u pa qartazi së synim e kishte zgjedhjen në postin e presidenitit  të shtetit, së bashku më Donikën në postin e Minisitres të Punëve të Jashtme, Pecit në postin e ministrit të Bujqësisë  dhe Haxhi Avdylit në postin e deputetit. Kjo ishte ajo ҫka nismëtarët nga Lista Guxo synuan, dhe gjithëҫka përfundoj më kaq. Do të thotë anëtarët dhe simpatizantët e Listës si e paqin bo e gjetshin!  Këta persona e injoruan Dukagjinin në zgjedhjet nacionale duke mos i propozuar asnjë kandidat-intelektual nga kjo trevë  për deputet. Ky ishte njëri ndër indikatorët e kësaj humbje në këto zgjedhje lokale, kur dihet për numrin e madh të votave që i kishin marr në zgjedhjet nacionale”, thekson Mulliqi.

Ai përmend edhe disa arsye të tjera që quan deri tek ky rezultat i LVV-së dhe Listës Guxo.

“Nuk fitohen zgjedhjet pa bërë fushatë elektorale edhe pse LVV,  nuk ka as strukturë  të duhur të shtrirë në BT, si dhe ka mungesë edhe kadrovike. Kandidatët që i propozojë për kryetar komunash nuk ishin njerëz të cilët i njeh opinioni i gjerë publik. Pastaj, edhe pse  nuk ka kaluar shumë kohë që LVV e ka pushtetin qendror, më duket së njerëzit më shpejtë kanë pritur që të veprohet më reforma, sidomos më shpejt të fillon lufta kundër krimit të organizuar, për çka edhe LVV, e kishte marrë besimin e shumicës. Kjo luftë  kundër dukurive negative po shkon tepër ngadalë më duket mua, dhe njerëzit filluan të ndihen pakësa të zhgënjyer”, thotë analisti Mulliqi.

Ai thotë më tutje se në planin e jashtëm Qeveria në krye me Kurtin, është treguar më e fortë së kurrë deri më tash, e sidomos ndaj planeve hegjomoniste të Serbisë.

“Duket se ka ardhur po ashtu në shprehje thënja popullore , “se gardhi nuk thuret më një hu”. Ky subjekt politikë duhet të bën analiza, të bën edhe ndryshime e riorganizim të menjëhershme. Të jemi të sinqertë LVV zgjedhjet nacionale i ka futuar më  shumë në saje të gabimeve radhazi të opozitës e cila për shumë vite bëri keqpërdorime të mëdha, duke e varfëruar dhe larguar nga vendi shumicën. Mbi parimin se zgjedhjet fitohen më duarë në xhepa, dhe pa fushatë, kjo në politikë nuk shkon. Është dashur më e ditur LVV, se opozita bashkohet në zgjedhjet lokale. Me logjikën se “ populli duhet më ditë  së kënd e voton” , është  naivitet i madh politikë”, thotë ai tutje.

Mulliqi poashtu thotë se gabimet e LVV janë të mëdha, e më së shumti duket pse nuk bën fushatë e cila rezultojnë më asnjë fitore pa ballotazh. Sikur mos të kishin bërë fushatë edhe në kohë balotazhi, nuk do të kishin as këto katër komuna.

“LDK-ja arriti të fuqizohet në këto zgjedhje duke fituar Prishtinën dhe shumë qytete të tjera. Por, më rëndësishme është, se arriti të fiton në balotazh Prishtinën, e që për mua dhe për shumicën, LDK –ja është fituese e këtyre zgjedhjeve lokale. Befasi e këtyre zgjedhjeve ka qenë PDK, e cila ka bërë shumë gabime politike dhe ka shumë mëkate në mos zhvillim të duhur të vendit, së gjatë ka qeverisur në Kosovën. AAK megjithatë arriti ta ruan pushtetin në ato qytete nga zgjedhjet e kaluara lokale, pos Junikut”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat