Ministri i shëndetësisë - ish këshilltar i Thaçit, ja çfarë thotë Kurti kur pyetet për emërimin e tij

Aktuale

Ministri i shëndetësisë - ish këshilltar i Thaçit, ja çfarë thotë Kurti kur pyetet për emërimin e tij

Nga: M.H. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:32
Rifat Latifi

Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një konference për media, bëri publik vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë.

Kurti emëroi ministër të shëndetësisë, kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

Mirëpo njëri nga gazetarët i kujtoi që Latifi në vitin 2009, ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, duke e pyetur se a tregon kjo se i ka lënë anash dallimet politike.

E në lidhje me këtë temë kryeministri u shpreh se Kosovës i duhet një profesionit akademik dhe nuk ka fare rëndësi pjesëmarrja e tij politike e mëhershme.

Sipas kryeminsitrit, në qeverinë e Kosovës kemi edhe njerëz të tjerë të cilët ishin pjesë e angazhimëve të mëhershme dhe kjo nuk ka pse të paraqes problem.

Mjekësia, shëndetësia ëshë shkencë ne kemi tashmë minsitrin, një profesionit akademik dhe për ne kjo është e rëndësisshme.

Shumë prej njerëzve të cilat janë sot pjesë e qeverisë së Republikës së Kosovës ose edhe në grupin tonë parlamentar në Kuvendin e Kosovës kanë qenë pjesë e angazhimeve të mëhershme brenda vendit por në kohë më të hershme.

Por ato nuk mendoj se janë thelbësore, nuk ka mesazh tjetër përveç asaj që ne dëshirojm të kemi një profesiont të dëshmuar i cili karakteriziohet me cilësi akademike dhe shkencore por edhe me përvojë të gjatë në një vend të zhvilluar si SHBA”, u shpreh kryeministri Kurti gjatë konferencës për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat