31-vjeçari Alban Hyseni tregon se si arriti të mposhtë Lufti Hazirin në Gjilan

Aktuale

31-vjeçari Alban Hyseni tregon se si arriti të mposhtë Lufti Hazirin në Gjilan

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:42
Alban Hyseni

Kryetari i zgjedhur i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u shpreh për Euronews Albania se ka punuar shumë në terren për të marrë këtë komunë.

“Ne e kemi filluar punën shumë herët në Gjilan. Kemi bërë identifikimin dhe skanimin e problemeve të kësaj komune. Kjo është përkthyer edhe një program për qeverisje dhe më pas jemi përgatitur për paraqitjet tona publike”, u shpreh Hyseni.

Ai tregoi se është vetëm 31 vjeç, por është angazhuar me Lëvizjen Vetëvendosje që prej vitit 2013.

“Aktivistë të lëvizjes ndihen krenarë që një ri ka arritur të fitojë në Gjilan, kundrejt një kandidati me shumë përvojë dhe një figurë kryesore politike në LDK”, u shpreh z. Hyseni teksa shtoi se kandidati tjetër Lutfi Haziri nuk e konsideronte një konkurrent të nivelit të tij dhe madje refuzonte të dilte në debat me të.

“Nuk kam marrë mesazh urimi nga Lutfi Haziri”, tregoi ai më tej.

Z. Hyseni deklaroi se nuk i ka munguar përkrahja nga niveli qendror, por nënvizoi se pjesa e defekteve organizative në LVV, ka qenë shkaku i humbjes së disa komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat