Për çka akuzohej Ibrahim Qadraku, i arrestuari për grabitjen në Prizren - Këto janë të bëmat e tij

Aktuale

Për çka akuzohej Ibrahim Qadraku, i arrestuari për grabitjen në Prizren - Këto janë të bëmat e tij

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Pamje nga Prizreni

Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e dy shuar për grabitjen e armatosur në Prizren.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të kuvendit.

Gazeta ka mësuar se dy të arrestuarit janë Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku.

Por, cilat janë të bëmat e Ibrahim Qadrakut?

Sipas raportimeve të mediave Ibrahim Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Swiss Diamond”.

Ai gjithashtu ishte akuzuar për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014, ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat