Debat i ashpër i Haki Abazit dhe Ferat Shala për SHIK-un e BIA-n

Aktuale

Debat i ashpër i Haki Abazit dhe Ferat Shala për SHIK-un e BIA-n

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:05
Haki Abazi

Me akuza dhe kundërakuza të ashpra është përcjellë debati për projektin e gazsjellësit, mes deputetëve Haki Abazi të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ferat Shala të PDK-së.

Shala akuzoi Abazin se me lobimet e tij i ka bërë dëme gjitha projekteve të Kosovës në sektorin e energjisë.

Ai akuzoi atë për privatizime dhe pronësi të hidrocentraleve.

“Ti e di shumë mirë dhe ke mundësinë, kontrollo të gjithë mekanizmat ku ne jemi. Heto të gjitha hidrocentralet e sheh se tuat dalin. Heto edhe privatizimet tua dalin… Krijoni një grup hetimor dhe hetoni Haki Abazin e shihni ku del në sektorin e energjisë dhe shihni lobimet në antiprojekte e Kosovës. Krijoni një grup dhe është moralshme edhe pse jo për mua. Asnjë cent se kam përveç asaj që më kanë lënë baba dhe babagjyshi”, tha ai.

Por deputeti Abazi tha se gjuha e përdorur e deputetit Shala është argumenti faljes së katër mikrohidrocentraleve, që sipas tij kanë bërë bashkë me ish- ministrin Besim Beqaj.

Ai akuzoi Shalën se kanë privatizuar dhe ndërtuar hidrocentrale.

“Gjuha që flet zotëri Shala është argumentim i faljes së katër mikro-hidrocentraleve që i ka bërë ai bashkë me zotëri Besim Beqaj. Tentimi për të privatizuar dhe ndërtuar hidrocentralin është pikërisht për të përfituar prej tokave të privatizuar që po flas unë… Fazlieviqi dhe Llazareviqi janë shok të Shalës jo të Haki Abazit. Ky ka ble 20 vjet energji prej serbëve, jo Abazi”, tha ai.

Lidhur me këtë çështje, deputeti Shala kërkoi hetimin e ShIK-ut, por sipas tij duhet të shtohet edhe hetimi për bashkëpunëtorët e BIA-së.

“Zotëri Abazi, i bëj ftesë publike që të shtrojmë një debat për çështjen e SHIK-ut, por me një shtesë të vogël të jetë ShIK-u dhe për bashkëpunëtorët e BIA-së në nivel ekonomik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat