U tha se ftesa nga Bideni për Kosovën erdhi pas vizitës së Osmanit në SHBA, Çitaku mendon ndryshe

Aktuale

U tha se ftesa nga Bideni për Kosovën erdhi pas vizitës së Osmanit në SHBA, Çitaku mendon ndryshe

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:48
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova është ftuar në Samitin e Demokracisë që është organizuar nga Presidenti amerikan Joe Biden.

Ftesa për Kosovën kishte ardhur më vonë se sa ndaj shteteve tjera. Po ashtu, ftesa ka ardhur vetëm për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e jo kryeministrin. Osmani kishte viziuar SHBA-në së fundi dhe kishte pasur spekulime që Kosova është ftuar vetëm pas kësaj vizite, por Çitaku mendon ndryshe.

“Data e ftesës është me 9 nëntor. Tani unë nuk dua të spekuloj pasi nuk jam analiste, por kjo ishte para që Osmani të vizitonte SHBA-në”, thotë ajo.

Tutje ajo shtoi se nuk e ka rëndësi se kujt i ka ardhur ftesa, Presidentes apo kryeministrit, pasi që me rëndësi është që po përfaqësohet shteti ynë.

“Ftesa për Samit i erdhi Kosovës, s’ka rëndësi se kush u ftua, presidentja apo kryeministri”, shtoi Çitaku.

Çitaku po ashtu tha se Kosova është ndër shtetet më demokratike në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat