Jo më vota për të dyshuarit e speciales pa u larë në gjykatë apo në burg!

Aktuale

Jo më vota për të dyshuarit e speciales pa u larë në gjykatë apo në burg!

Nga: Idriz Morina Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:03
Ramush Haradinaj

Si është e mundur që të ketë rezultat zgjedhor kaq impresiv Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i fiton pesë komuna, pa qenë në pushtet qendror.

Si është e mundur që për aq shumë dyshime, madje kriminale në vend të një fundi politik, shqiptarët t’ia rezervojnë edhe disa fitore lokale, në pesë qytete.

Është e vërtetë që në zgjedhje lokale, njerëzit i shohin figurat vendore, por ama a nuk meritojnë ndëshkim liderët, edhe në lokalitete.

Këto fitore u kanë dhënë shansin të qëndrojnë në këmbë në politikë vëllezërve Haradinaj.

Çështja nuk është kaq e thjeshtë. Votë - numërim – pushtet.

Çështja është se si të spastrohet skena e krimit, e bartur në politikë. Si të gjenden mekanizma, që ata të nxirren nga aty.

Janë vetëm dy mekanizma të sigurtë, ndëshkimi me votë, që është më demokratik dhe më human, dhe mënyra e dytë me largim nëpërmjet gjykimit, ashtu siç ndodhi me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin.

Thaçin e Veselin, nuk kishte kush t’i largonte, po të mos ishte specialja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat