Blerim Latifi flet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve: Këto janë dy plagë të mëdha

Aktuale

Blerim Latifi flet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve: Këto janë dy plagë të mëdha

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi ka komentuar idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Ai tha se dy plagët më të mëdha bashkimit të shqiptarëve ia kanë shkaktuar fqinjët tanë dhe vetë shqiptarët.

“Fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e ne si mjet propagandistik për t'ia rrëmbyer pushtetin njëri-tjetrit në mahallat tona politike. A ka shërim për këto dy plagë?”, shkroi Latifi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ideja e Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve historikisht ka vuajtur nga dy plagë të mëdha. Njëra është plaga e shkaktuar nga fqinjët tanë, që e demonizonin këtë ide, duke e paraqitur si shoviniste dhe kërcënim për paqën në Ballkan. Fatkeqësisht ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje ta rrëzojmë këtë imazh.

Plagën tjetër ia kanë shkaktuar vetë shqiptarët, duke e përdorur idenë e Bashkimit Kombëtar për të mbledhur vota për pushtetet e tyre.

Edhe sot vazhdon vazhdon e njëjta gjë: fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e ne si mjet propagandistik për t'ia rrëmbyer pushtetin njëri-tjetrit në mahallat tona politike. A ka shërim për këto dy plagë?

Me elitat politike e kulturore që kemi, vështirë të thuhet po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat