Rama me BE dhe Kosovën, Çeku i sugjeron kryeministrit më shumë bashkëpunim me Kurtin

Aktuale

Rama me BE dhe Kosovën, Çeku i sugjeron kryeministrit më shumë bashkëpunim me Kurtin

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Stipe Mesiç dhe Alfred Moisiu

Kritikat e kryeministrit shqiptar ndaj Bashkimit Europian janë me vend, sipas ish-presidentit kroat Stipe Mesiç. Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku i sugjeron Ramës më shumë bashkëpunim me Kurtin.

Stipe Mesiç, ish-presidenti kroat, vendi i fundit i anëtarësuar në Bashkimin Europian, mendon se stabiliteti në Ballkan, nuk është me i miri. Madje ai i sheh normale kritikat e kryeministrit Rama ndaj vendeve të unionit, për vonesat në uljen në tryezën e negocimit.

“Këto kritika normalisht që do vijnë sepse Bashkimi Europian nuk ka një lider. Një lider i mirëfilltë duhet të zgjerojë dyert e shtëpisë së tij, të pranojë Ballkanin, t’i japë mundësinë e duhur siç e meriton. Të ngelesh jashtë vetëm për një individ nuk është e drejtë, nuk është korrekte. Sepse unë mendoj  se jemi një familje që duhet ët bashkëpunojë, zgjerohet dhe të ofrojë mundësi për njeri-tjetrin,” – deklaroi Mesiç.

Mesiç ishte president i Kroacisë gjatë pjesës më të madhe të kohës së negocimit të shtetit me BE-në. Sipas tij zgjerimi është domosdoshmëri. Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku domosdoshmëri sheh bashkëpunimin mes Ramës dhe Kurtit.

Mesiç dhe Çeku ishin të pranishëm në konferencën e lidershipit ballkanik të mbajtur të dielën në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat