Reagon ashpër njohësi i kriminalistikës dhe krimit të organizuar pas kërcënimit që iu bë Idriz Morinës

Aktuale

Reagon ashpër njohësi i kriminalistikës dhe krimit të organizuar pas kërcënimit që iu bë Idriz Morinës

Nga: N. Sh. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:07
Besnik Gjaka

Njohësi i kriminalistikës dhe krimit të organizuar, Besnik Gjaka ka reaguar ashpër pas kërcënimeve që mori kryeredaktori i gazetës “Bota sot”, Idriz Morina.

Gjaka në një reagim të tij, thotë se, e vërteta nuk mund të ndalet dhe se krimi i organizaur në Kosovë ka frikë nga djala e lirë, prandaj edhe e kërcënuan Morinën.

Sipas tij, e vërteta është nën mbrojtjen e Idriz Morinës dhe familjes së tij.

Reagimi i plotë:

Roberto Saviano shkencëtari me famë botërore antimafia me të drejtë thotë se: “Mafia ka frikë nga lexuesit, sepse të lexuarit të ndryshon. Të merr kohë dhe ti ke mundësi që të reflektosh brenda teje dhe ta shohësh botën me një tjetër dsy. Ndaj edhe mafia sulmon intelektualët, gazetarët, shkrimtarët, etj, sepse janë ata që flasin. Sa më shumë këto histori të tregohen, sa më shumë të njihet mekanizmi se si funksionon mafia, aq më i dobët bëhet ky mekanizëm”.

Por puna për të ndriçuar të vërtetën nuk mund të ndalet, krimi i organizuar (mafia politike) në Kosovë ka frikë nga fjala e lirë prandaj sot e kërcënojn gazetarin e njohur Idriz Morina, por nuk e dinë këta kriminelë (pjellë e armikut) që bëjnë kërcënime të liga ndaj Idrizit dhe familjës së tij, që e vërteta është nën mbrojtje të Idriz Morinës dhe familjës së tij.

Të dashur miq,  krimi i organizuar është i tillë si majtas si djathtas, ne duhet denoncuar sidomos kur ka hetime ndaj krimit të organizuar dhe bossave të tijë në Kosovë. Por sot (mjerisht) ne kemi zëra publik që i shërbejnë krimit të organizuar.

Prokurori i shtetit duhet urgjent ta hetoj këtë raste kriminal, të merren masa operativo-taktike nga policia që të zbulohet kryersi i veprës penale dhe ta marrë dënimin e merituar drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Vepro tash nesër eshtë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat