“Nuk jemi në mesjetë”/ Murati ka një kërkesë për kryeministrin Kurti

Aktuale

“Nuk jemi në mesjetë”/ Murati ka një kërkesë për kryeministrin Kurti

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:21
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se “nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.

E ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim.

Madje, ai kërkoi edhe një gjë nga kryeministri Kurti.

“Atëherë kryeministri Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë që vendimarrjen se me cilin shtet po duan të jetojnë ta marrin shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në tri komunat veriore në një refrendum. Kjo le që nuk është autokratike, por kjo do ishte krejtësisht demokratike”, shkroi Murati në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ripërcaktimi i kufijve në mes të autokracisë dhe demokracisë!

Kryeministri Kurti idenë e shkëmbimit të territoreve e paska lidhë me konceptet mesjetare dhe mendësinë e monarkëve autokrat që kanë zotëruar popuj dhe territore. OK. Atëherë kryeministri Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë që vendimarrjen se me cilin shtet po duan të jetojnë ta marrin shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në tri komunat veriore në një refrendum. Kjo le që nuk është autokratike, por kjo do ishte krejtësisht demokratike. Madje edhe atë referendumin në të cilin kryeministri do votonte për bashkim me Shqipërinë do ta afronte po ta realizonte këtë projekt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat