‘Përballja’ e Hashim Thaçit dhe Ramë Bujës me tankun serb, reagon Gazmend Halilaj

Aktuale

‘Përballja’ e Hashim Thaçit dhe Ramë Bujës me tankun serb, reagon Gazmend Halilaj

Nga: N. Sh. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:12
Ilustrim

Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja në një emisioni televiziv ka folur për disa ngjarje që ka kaluar me ish-drejtorin politik, Hashim Thaçin gjatë luftës në Kosovë.

Buja mes tjerash ka treguar edhe një histori kur së bashku me Hashim Thaçin ishin gjendur në një situatë kur përballë kishin një tank të armikut serb.

“Ishim duke udhëtuar me Hashim Thaçin e disa bashkëluftëtar të tjerë, kur para nesh na është shfaqur një tenk, Thaçi dhe të tjerët që gjendeshin aty morën shënjestër për të qëlluar me armët që kishin e me mitraloz, kjo ishte vendosmëria e tyre për të luftuar edhe pse gjasat për t’i mposhtur ishin minimale”, është shprehur Buja.

E për këto deklarata ka reaguar ish-ushtari i UÇK-së dhe avokati Gazmend Halilaj.

Halilaj pyet Bujën se çfarë ndodhi pastaj, pasi i dolët tankun përpara.

“Miq, diku z. Ramë Buja tregoj, që gjatë luftës Thaçi i paska dalë tankut përpara, edhe pse s'tregoj çka ka ndodhë më pas, por duke e njohur trimërinë e tij dhe shokëve “pas lufte” sipas kësaj foto po muj e marr me mend”, shkruan Halilaj në facebook.

Avokati tutje shton e, Buja dhe të tjerët nuk morën guxim që të ngritin padi ndaj Serbisë për gjenocid.

“More Ramë, për 22 vjet, askush nga Ju s'morët guximin me ba nje padi per gjenocidin serb, as për mbi 1340 fëmijë të vrarë, e as për një farë padie për euro deputetin Dick Marty.

Nejse, mi shiku librat e Juaj, del që, intervenimi i Natos, ka qenë krejtësisht i pa nevojshëm....”, shkruan Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat