Në Hagë infektohen me koronavirus, Dhomat e Specializuara japin detaje

Aktuale

Në Hagë infektohen me koronavirus, Dhomat e Specializuara japin detaje

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 10:53
Foto ilustrim "Bota sot"

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka konfirmuar se në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ka individë që kanë rezultuar pozitiv me COVID, megjithatë ajo ka thënë se për shkaqe të ruajtjes së privatësisë nuk mund të flasin për emrat.

“Për shkaqe privatësie, ne nuk mund të komentojmë në statusin e COVID të individëve që janë në qendrat e paraburgimit. Sido që të jetë, ne mund të konfirmojmë që disa kanë rezultuar pozitiv në test”, ka thënë Griep.

Ajo tutje ka treguar se secilit person që ka rezultuar pozitiv me COVID i jepet shërbim i plotë mjekësor, përfshirë edhe të paktën dy vizita në ditë.

Në fund Griep ka thënë se shërbimi mjekësor i Dhomave të Specializuara e monitoron nga afër gjendjen.

“Shërbyesit mjekësor janë të përkushtuar plotësisht dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv është duke marr shërbim të plot mjekësor përfshirë edhe vizitë nga zyrtari mjekësor të paktën dy herë në ditë. Shërbimi mjekësor e monitoron situatën nga afër”, ka thënë në fund Angela Griep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat