Përdhunoi nipin e tij 8-vjeç në Berat/ Ja çfarë tha në Gjykatë 45-vjeçari nga Kosova

Aktuale

Përdhunoi nipin e tij 8-vjeç në Berat/ Ja çfarë tha në Gjykatë 45-vjeçari nga Kosova

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:29
Belul Kokollari

I arrestuari si i dyshuari për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari nga Kosova, Belul Kokollari është njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Beratit.

Nën masa të rrepta sigurie, ai është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambjenteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg”, që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.

Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambjenteve të IEPV-së Berat.

Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhênieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës,duke ardhur për Shqipëri.

45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat