Edita Tahiri: Ja shteti lider që duhet të jetë në Ballkan

Aktuale

Edita Tahiri: Ja shteti lider që duhet të jetë në Ballkan

Nga: N. Sh. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:05
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për shtetin që duhet të jetë lider në Ballkan.

Ajo në një postim në facebook, shkruan se, Shqipëria duhet të jetë lider në Ballkan.

Sipas saj, Shqipëria është shteti i vetëm në Ballkan që ka qenë faktor stabiliteti në kohë krizash e luftërash.

Tahiri shkruan se në anën tjetër Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit, të cilën e ka quajtur gjenocidbërëse.

“Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave dhe luftërave. Një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit”, shkruan Tahiri në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat