Kryetari i Deçanit kërkon që autori i krimit të kapet sa më parë

Aktuale

Kryetari i Deçanit kërkon që autori i krimit të kapet sa më parë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur me ngjarjen që tronditi këtë komunë orët e mbrëmjes.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës”, ka thënë Ramosaj.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne”.

“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat