“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie”, reagon Rama pas aktit terrorist në Deçan

Aktuale

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie”, reagon Rama pas aktit terrorist në Deçan

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Edi Rama.

Pas ngjarjes tronditëse në Gllogjan të Deçanit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama tha se ky rast meriton ndëshkim ekstrem të drejtësisë.

Gjithashtu, kryeministri shqiptar shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, deklaroi Rama, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat