DW: Tre të vrarë nga një sulm me armë zjarri në komunën e Deçanit

Aktuale

DW: Tre të vrarë nga një sulm me armë zjarri në komunën e Deçanit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:29
Pamje nga sptiali

Ende nuk dihet asgjë për rrethanat apo motivet e sulmit me armë zjarri drejt një autobusi në komunën e Deçanit.

Tre persona mbetën të vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbi një autobus në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit, në perëndim tē Kosovës. Sipas policisë së Kosovës mbi autobusin që po qarkullonte nga Gjakova për në Deçan u qëllua me zjarri në orët e mbrëmjes. I vrarë mbeti shoferi i autobusit dhe dy nxënës të lindur më 2003 dhe 2004, njoftoi policia.

Prokuroria Speciale tha se ka filluar hetimet por tash për tash ende nuk dihet asgjë për rrethanat apo motivet e incidentit. Kryetari i komunës se Deçanit, tha se autobusi mbi të cilin u qëllua me armë zjarri dhe ku u vranë tre persona, në mesin e tyre dy nxënës ishte linjë që transportonte nxënës. 

Image

Osmani: Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan

Incidenti ku mbetën tre persona të vrarë u dënua nga udhëheqës institucionesh e partish politike. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi tronditës lajmin për sic tha ajo, "aktin kriminal në Gllogjan”, duke bërë thirrje për ndriçimin sa më të shpejtë të incidentit dhe vënien e autorëve para drejtësisë. "Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkroi presidentja Vjosa Osmani. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke u shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve tha se "policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat