Sulmi në Deçan, Borrell: I tmerruar nga sulmi, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Aktuale

Sulmi në Deçan, Borrell: I tmerruar nga sulmi, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:11
Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar sot pas rastit tragjik të së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona në autobus, në mesin e të cilëve dy nxënës.

Borrell në një postim në Twitter shkruan se bashkëndjen me familjet e viktimave, ndërsa ka thënë se përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Bashkëndjej me familjet e viktimave tyre, ndërsa përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

Jam bashkë me qytetarët e Kosovës në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Borrell. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat