“Hapet” kufiri Kosovë-Shqipëri, nis zbatimi i masave të reja

Aktuale

“Hapet” kufiri Kosovë-Shqipëri, nis zbatimi i masave të reja

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:15
Pamje nga video

Qytetarët e Kosovës janë drejtuar për në Shqipëri në prag të festave të nëntorit.

Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas liderët e dy qeverive shpallën në Elbasan lehtësimin e kalimit kufitar pa kontrolle, por vetëm me kamera.

Policia kufitare ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Një prej tyre shprehet për ABC se me rregullat e reja nuk i është dashur të presë gjatë në kufi. Ai ka edhe një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Jemi duke shkuar për festë në Durrës. Nuk kemi pritur fare në doganë. Besoj se gjithçka në rregull. I uroj festën e pavarësisë. Gëzofshin të gjithë shqiptarët në të gjithë trojet shqiptare”, shprehet ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat