“E kanë shti n’klasë dhe...”, flet babai i 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

Aktuale

“E kanë shti n’klasë dhe...”, flet babai i 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Ilustrim

Personi me inicialet Rr. P., 20 vjeç është arrestuar dje nga Policia pasi dyshohet se ka dhunuar të miturën 14 vjeçe.

Gazeta ka mësuar se rasti ka ndodhur në njërën nga shkollat kryesore në Podujevë, pjesë e të cilës ka qenë vajza, por edhe i dyshuari më herët.

Në lidhje me këtë rast, prindi i vajzës ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai thotë se vajza e tij është 14-vjeçare, në klasën e 10-të në Podujevë.

Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Babai thotë se kur vajza e tij ka dalë në korridor të shkollës, dy persona e kanë kapur dhe e kanë futur në klasë dhe kanë tentuar ta dhunojnë.

“Rasti ka ndodhur brenda objektit të shkollës. Masi ka dalë çika në korridor,  e kanë marrë e kanë shti në klasë edhe kanë tentu me dhunu. Njëri prej tyre është arrest ndërsa tjetri jo. Jemi tu pritë vendimin me ditë se kush është i arrestuar, e kena lypë emrin po s’na kanë dhënë. Të dyshuarit janë të moshës madhore, nuk janë nxënës të shkollës, por huliganë që sillen kah shkolla”, ka thënë ai.

Prindi i viktimës thotë se nëse drejtësia nuk merr masa ndaj të dyshuarve, dikush duhet të marrë, pasi sipas tij, fëmijët nuk janë për t’u gjuajtur në bërllog.

“Na ia kemi lanë drejtësisë këtë, mirëpo nëse ajo nuk vendos, dikush duhet të marrë masa, se fëmijët nuk janë mu gju n’bërllog. Por besojmë që drejtësia po merr masa sipas informatave që kemi deri tani, mirë presim të marrë edhe masa tjera. Për këtë rast ka dëshmitarë dhe pamje të kamerave, të cilat i kanë marrë policia”, ka thënë prindi i viktimës.

Sipas babait, gjendja shëndetësore e viktimës është e mirë, ndonëse mbrëmë nuk ka fjetur, shkruan sinjali. “Çika është mirë, e kemi pasë të mjeku. Mbramë s’ka flejt, por është qetësu tash”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat