​Qytetarët e Kosovës festojnë pavarësinë e Shqipërisë, kërkojnë bashkim kombëtarë

Aktuale

​Qytetarët e Kosovës festojnë pavarësinë e Shqipërisë, kërkojnë bashkim kombëtarë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Kosovës në ditën e sotme shihet i stërmbushur me njerëz si në asnjë ditë tjetër, ku qytetarët por edhe fëmijët shihen me simbole kombëtare. Ka edhe nga ata të cilët po kërkojnë bashkim kombëtar me Shqipërinë. 

Në shesh binte tupani dhe vallja nuk u ndalej por është prezantuar edhe një projekt nga studentët e degës së historisë dhe të artit.

Arbër Krasniqi, kryetar i kuvendit rinor të Prishtinës, tha se ky projekt ka pasur si ide promovimin artistëve për rrëfimet e fushës së historisë. Këto piktura janë bërë për katër periudhat e popullit shqiptarë.

Krasniqi: Ideja e këtij projekti ka qenë që të promovojmë edhe artistët

“Ideja e këtij projekti ka qenë që të promovojmë edhe artistët, është projekti i historisë edhe artit, ku kemi të bëjmë me rrëfime dhe me ligjëratat të fushës së historisë dhe për periudhat e ndryshme të kombit shqiptarë dhe në bazë të inspirimit të ligjëratave, piktorët kanë realizuar piktura të ndryshme, të katër periudhave të ndryshme të popullit shqiptarë, periudha e Skënderbeut, periudha e Rilindjes Kombëtare, periudha e Elena Gjikës dhe periudha e Luftës Çlirimtare të Kosovës”, ka potencuar ai për KP.

Qytetarja nga Prizreni, Ergyle Gjyrgjealiu, ka dalur sot në kryeqytet për shitjen e plisave dhe të veshjeve kombëtare. Ajo thotë se e bën këtë punë që 35 vite.

Gjyrgjealiu:Që 35 vite merrem me këtë zeje që është një zeje më e mira e kombit tonë

“Që 35 vite merrem me këtë zeje që është një zeje më e mira e kombit tonë, punimi nuk është lehtë, mirëpo e punojë me shumë dëshirë dhe me shumë vullnet. Po shumë pak, sot duhet e gjithë Kosova me qenë me plisat e bardha dhe me flamujt kuq e zi. Po gjithmonë po një komb jemi, thonji nga mishi nuk ndahet”, ka thënë ajo.

Xhafer Ismajli nga Vushtrria thotë se ka ardhur për të festuar festën e flamurit.

Ismajli:Vuaj për t’u bërë bashkimi kombëtarë

“Erdha me vizitua pak këtë qendër të kryeqytetit edhe ta nënshkruaj peticionin për bashkimin kombëtarë. Gjithsesi vuaj për atë punë dhe shpresoj që një ditë jo të largët ka mu bë bashkimi kombëtarë. 28 nëntori është festë e flamurit dhe kjo lidhet me ditëlindjen e Adem Jasharit dhe me paraqitjen e parë të UÇK-së në Prekaz,” ka thënë ai.

Misret Bislimi tregon se kjo është një festë e madhe dhe shton se nuk ka shqiptarë që nuk dëshiron bashkim me Shqipërinë.

Bislimi:28 nëntori është ditë e madhe

“28 nëntori është ditë e madhe, festë që duhet të gjithë së bashku ta festojmë pa marrë parasysh ku të jenë shqiptarët duhet me festua. Nuk ka shqiptarë që nuk ka qejf me pas bashkim kombëtarë, mirëpo bashkimi kombëtarë që i thotë vetes shqiptarë duhet me pranuar e që na kanë ndarë të tjerët nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë ai.

Alba Zejnullahu nga Podujeva tregon se këtë festë e kanë festuar edhe në shkollë me skeçe të ndryshme.

Zejnullahu:Është festë e madhe

“Për me festuar se është sheshi më i madh dhe se ka më shumë zbukurime, shumë mirë edhe që është shumë festë e madhe për krejt botën. Po kemi mbajt, kanë pasur më bo skeçe për të kaluarën shfaqje kemi kënduar himnin e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Shqipëria sot po shënon 109 vjetorin e pavarësisë. 28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandanti legjendar Adem Jashari dhe 24 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat