Kurtishaj: Kosova dhe Shqipëria të bëjnë kalendar të përbashkët të turizmit

Aktuale

Kurtishaj: Kosova dhe Shqipëria të bëjnë kalendar të përbashkët të turizmit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:51
Ruzhdi Kurtishaj

Edhe pse vitet e fundit ka pasur rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duhet punuar më shumë që ky bashkëpunim të ketë mos ndalet vetëm në rritje të turizmit nga Kosova në Shqipëri, apo edhe rritja e numrit të turistëve të Shqipërisë që do të vizitojnë Kosovën.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike  të Kosovës (OEK) dhe njëherësht kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhtarëve, tha se duhet të angazhohemi të bëjmë promovim të destinacioneve turistike të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të unifikojnë një kalendar të përbashkët për organizimin e ngjarjeve të përbashkëta të fushën e turizmit.

Kjo do të kishte efekt pozitiv, pra do të kishte rritje të vetëdijesimit tek të rinjtë  dhe qytetarët”, tha Kurtishaj sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat