Asistenti kujton arrestimin e Kurtit 6 vjet më parë: U tentua persekutimi i frymës opozitare!

Aktuale

Asistenti kujton arrestimin e Kurtit 6 vjet më parë: U tentua persekutimi i frymës opozitare!

Nga: A.ZH Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:13
Albin Kurti

Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti, ka kujtuar se si gjashtë vjet më parë, ishte arrestuar ky i fundit nga Policia e Kosovës.

Beqiri ka thënë se arrestimi i Kurtit nga njësiti elitar i Policisë-FIT, ishte tentim për persekutim të frymës opozitare, përcjell Bota sot.

“Para 6 viteve, në këtë ditë arrestohet lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti nga njësiti elitar i Policisë — FIT. Ky arrestim do të mbahet mend si tentim për persekutim të frymës opozitare. 1 vit më vonë do të vritej në burg aktivisti i LVV, Astrit Dehari. 28 nëntor 2015 do të mbahet mend në historinë politike moderne. E 28 nëntorët kanë prodhuar përherë ngjarje që e ndriçojnë rrugën politike shqiptare. Urime të gjithëve edhe njëherë kjo ditë kaq e madhe!”, ka shkruar Arianit Beqiri, në një postim në Facebook.

Kurti ishte arrestuar nga Policia në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat