Zoran Zaev njofton për investitorin që u iku nga Kosova e shkoi në Maqedoni

Aktuale

Zoran Zaev njofton për investitorin që u iku nga Kosova e shkoi në Maqedoni

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:47
Zoran Zaev

Një investitor potencial për të investuar në Vushtrri, me 110 milionë euro në energji me erë, ka shkuar në Maqedoni.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se në Maqedoninë e Veriut do të ndërtohet një nga parqet diellore më të mëdha në Evropë, me kapacitet prej 350-400 MW prodhim të energjisë elektrike.

Lexo edhe këtë: Largohet investitori potencial për investimin e 110 milionë eurove, shkon në Maqedoni

“Ky është një investim francez, më i madhi në këtë fushë, për ekonominë maqedonase. Për realizimin e sukseshëm të këtij investimi, Qeveria ka marrë vendim për përcaktimin e statusit të projektit strategjik investues të Shoqërisë për prodhimin e energjisë elektrike “OSTRO SOLAR” – Shkup. Ky projekt strategjik do të zbatohet nga një kompani franceze e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burimet e rinovueshme të Francës Akuo Energy”, ka shkruar Zaev.

Zaev njofton se Parku diellor ‘Stipion’ do të ndërtohet në vitin e ardhshëm [2022] në vendin e parashikuar për aeroportin e ngarkesave të Shtipit, i cili ka kushte për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik.

Ai ndër të tjera shtoi se sipas planit, sasitë e para të energjisë elektrike do të rrjedhin gjatë vitit 2023 dhe realizimi i plotë pritet deri në fund të vitit 2024. Ky impiant me volum fotoni do të plotësojë nevojat e rreth 116 mijë familjeve.

Postimi i plotë i kryeministrit Zaev:

Maqedonia e Veriut do të bëhet me park diellor, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë me kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike nga 350 deri në 400 megavat (MË), njoftuan nga pres shërbimi i Qeverisë. Bëhet fjalë investim direkt francez, më i madhi në këtë fushë për ekonominë vendore.

Parku diellor “Stipion” do të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm 2022 në lokacionin që ishte paraparë për aeroportin e ngarkesave në Shtip. Për shkak të lëvizjeve të erës, ky lokacion nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit, por sipas analizave të rrezatimit diellor, karakteristikave të tokës dhe distancës nga rrjeti i transmetimit, ky lokacion ka kushte të shkëlqyera për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik.

Për realizim të suksesshëm të investimit, Qeveria ka miratuar Vendim për përcaktimin e statusit të projektit strategjik investiv të Kompanisë për prodhimin e energjisë elektrike “OSTRO SOLAR” – Shkup.

Ky projekt strategjik do të zbatohet nga kompania lider franceze për prodhimin e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burimet e rinovueshme “Akuo Energy” (Akuo Energy) nga Franca.

Investimi i parashikuar pritet të jetë rreth 270 milionë euro, për çka është duke u përgatitur ligji i posaçëm për realizimin e këtij investimi, i cili pritet të miratohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sipas planit, sasitë e para të energjisë elektrike do të rrjedhin gjatë vitit 2023 dhe realizimi i plotë pritet deri në fund të vitit 2024. Prodhimi i energjisë elektrike llogaritet në rreth 650 (GËh) gigavat orë në vit, që është 16 për qind e prodhimit vjetor të energjisë elektrike nga SHA “ESM”. Ky impiant fotovoltaik do të plotësojë nevojat e rreth 116 mijë familjeve.

“Aquo Energy “është themeluar në vitin 2007 dhe është një kompani lider për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në Francë. Ato kanë një portofol prej mbi 1100 MË termocentralesh të rinovueshme, kryesisht termocentrale fotovoltaike në mbarë botën. Aktualisht, mbi 2400 MË janë në fazën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit në SHBA, Uruguaj, Indonezi, Poloni, Portugali, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Australi dhe në disa vende të Afrikës. Aktualisht po zhvillojnë projekte mbi 5 GË, nga të cilat 1 GW në Greqinë fqinje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat